Një i huaj paraqitet në Qafë Thanë me pasaportë false
Policia Kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një person, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër të cilit iu gjet në mjet, një armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj dy të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit.
Shtuar më 29/09/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori