"Një grusht njerëzish mbajnë peng mijëra studentë", Rama publikon foton e dronit
Rama ka pasur disa reagime për protestën e studentëve.

Ditën e sotme, ai ka publikuar një foto të bërë me dron të studentëve që po qëndrojnë para Kryeministrisë dhe ka shkruar se këta njerëz po mbahen peng për të mos bërë dalog me Qeverinë.

Reagimi i Ramës

Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë!

Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë🤮Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur.

Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin🤗 /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori