Një grua gjendet e vdekur në dhomën e një resorti në Sarandë
Një grua 69-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti turistik në Sarandë, mëngjesin e sotëm.

69- vjeçarja me inicialet L.P është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Mësohet se gruaja është gjetur pa jetë nga vajza e saj. Policia dhe ambulanca ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Shtuar më 11/07/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori