Një film për bisedimet Kosovë- Serbi
Një regjisore daneze ka bërë një film dokumentar për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara në Bruksel . Premiera e filmit “Marrëveshja” i regjisores Karen Stokkendal Poulsen është shfaqur në Kopenhagë ndërsa mysafirë në këtë premierë kanë qenë Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka drejtuar delegacionin kosovar në këto bisedime teknike dhe Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në këto bisedime Robert Cooper.

“Filmi dokumentar “Marrëveshja” i realizuar nga kompania daneze e filmit “Bullitt Filmtrajton procesin e bisedimeve teknike mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe në të janë paraqitur momente nga procesi negociator për dy nga marrëveshjet e arritura, të marrëveshjes së IBM dhe atë të bashkëpunimit rajonal”. “Filmi trajton kontekstin historik të çështjes së Kosovës si dhe përshkruan biografitë e kryenegociatorëve të tria palëve, Kosovës, BE’së dhe Serbisë”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së kryeministrit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori