Mbyllet procesi i votimit për kreun e FRPD-së në disa qytete, kush kryeson garën

Foto ilustruese

Është mbyllur procesi i votimit në disa prej qyteteve të vendit, në garën e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve, bëhet me dije se deri më tani, pas numërimit të bërë, në Roskovec dhe Patos, fitues ka rezultuar Besart Xhaferri me numrin më të madh të votave.

Ndërkohë së fundmi është mbyllur numërimi edhe në Kukës, ku me 117 vota ka dalë fitues Besart Xhaferri kundrejt 5 kandidatëve të tjerë.