Një ditë pas zgjedhjeve Rama i kërkon sërish opozitës dialog: Tangoja vallëzohet dyshe
Një ditë pas votimit të 30 qershorit dhe fjalës së tij në selinë rozë, Edi Rama ka kërkuar sërish nga opozita nisjen e një dialogu.

Në një intervistë për Al Jazeera, Rama është shprehur se "tangoja vallëzohet dyshe", duke bërë sërish thirrje për një pakt politik.

"Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata", deklaroi Rama ndër të tjera.
Shtuar më 01/07/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori