Pasalic paralajmëron Kroacinë: Kujdes nga Lautaro, rreziku i Argjentinës është sulmi

Ditën e nesërme Kroacia do të përballet me Argjentinën për gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku njëri prej tyre do të prekë finalen e madhe më datë 18 dhjetor.

Mario Pasalic, lojtari i Kroacisë ka paralajmëruar ekipin e tij se Argjentina është një skuadër shumë e fortë.

“Argjentina ka një ekip agresiv dhe luftarak, rreziku i vërtetë është sulmi. Messi është ende lider dhe ai është gjithmonë një lojtar shumë i rëndësishëm.

Ne duhet të kemi kujdes edhe nga Lautaro, ai është i rrezikshëm dhe shumë agresiv. Në fakt, ata janë të gjithë agresivë”, është shprehur lojtari kroat i Atalantës./ h.ll/abcnews.al


Shtuar 12.12.2022 21:13