''Një ditë e mohon zjarrin dhe të nesërmen e quan incident'', ish-deputeti i PD ka 5 pyetje për Manastirliun
Ish-deputeti i partisë Demokratike, Bardh Spahia i ka drejtuar disa pyetje ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për sa i takon zjarrit tek zyra e prokurimeve në këtë Ministri.

Spahia shkruan në Facebook, se zjarri në Ministri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë, ndryshe nga sa pretendon ministrja Manastirliu, për 26 ditë më parë.

“ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane!” shkruan Spahia.

Spahia ka theksuar sërish thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu.

Reagimi

OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur

Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë…

Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..

– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete.

-Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?

Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi…

PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!
Shtuar më 11/05/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori