Delfini i vogël del në breg më vrima në trup dhe gojën e gjakosur (FOTO LAJM)

Ngordhja e një delfini të vogël në Australinë e Jugut është rrethuar nga misteri.

Kjo pasi gjitari i vogël i detit ka dalë në breg me vrima të ndryshme në trup që ngjajnë sikur janë shkaktuar nga plumba.

Delfini u zbulua nga disa pushues të cilët e panë në rërë me vrimatrup prej të cilave i kishte rrjedhë edhe gjak.

Gjithsesi, ekspertët thonë se vrimat kanë të ngjarë të jenë shkaktuar nga ndodnjë infeksion bakterial.

Organizata ‘Australian Marine Wildlife Research & Rescue’ do t’i realizojë një ekzaminim pas ngordhje delfinit për të mësuar shkakun e vërtetë të ngordhjes.

Në një postim në Facebook, Amero shkruante:

Gjetjet paraprake sugjerojnë që një infeksion viral ose bakterial mund të jetë faktor i mundshëm që ka kontribuar në shkakun e ngordhjes.”

Shtuar më 23/08/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori