Një burrë gjendet i pajetë pranë Liqenit Artificial në Tiranë
Një burrë është gjetur i pajetë këtë të premte në Tiranë.

Viktima është gjetur në një stol shumë pranë digës së Liqenit artificial, ndërkohë që policia ka shkuar në vendgjarje.

Dyshimet janë se ka pësuar atak kardiak, thanë burime policore. Megjithatë, pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Një hetim ka nisur nga policia lidhur me ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 23:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori