Vdesin në mënyrë misterioze tre persona në Kosovë, dyshimet

Trupat e pajetë të vëllezërve serbë Bratislav dhe Dragan Doriç u gjetën në një shtëpi në fshatin Prelluzhë të komunës së Vushtrisë, dhe Shërbimi Policor i Kosovës ka nisur një hetim, tha koordinatori i Listës Serbe për këtë komunë, Milan Kostiç.

Kostiç tha se kufomat u gjetën rreth orës 10 të mëngjesit dhe u transferuan menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku një autopsi do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Banorët e Preluzhës, fshati më i madh serb në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, dyshojnë se shkaku i vdekjes ishte helmimi me alkool metilik.

Të dielën, më 14 qershor, banori Miodrag Bojkoviç vdiq gjithashtu në këtë fshat në rrethana të dyshimta.

Vendasit pretendojnë se një person i panjohur nga Rahoveci u ka shitur raki rrushi në disa raste në 15 ditët e fundit me një çmim 1.6 euro për litër, megjithëse çmimi i tij i vërtetë është nga 5 deri në 7 euro.

Kostiç gjithashtu dyshon se shkaku i vdekjes së tre vendasve ishte helmimi nga alkooli metelik, i cili do të përcaktohet nga një autopsi.


Shtuar 18.06.2020 07:49