Një shqiptar, kapo i bandës së drogës. Ja sa drogë sekuestroi policia greke (FOTO LAJM)

Policia greke ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve, ndërsa kreu i saj është një shqiptar.

Emri i shqiptarit ende nuk bëhet me dije, kjo për shkaqe hetimi, ndërsa ai banon në Shqipëri, raporton Portali "Albeu".

Grupi kriminal përbëhej nga 146 persona, ndërsa tashmë janë arrestuar 59 prej tyre. Personat ne fjale jane me kombesi te ndryshme.

Nga operacioni në fjalë janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Bëhet fjalë për 433 kg e 400 gram marijuanë dhe 6 kg kanabis sativa. /albeu.com/







Shtuar më 28/11/2016, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori