Nisin ngricat: Sa do të ulen temperaturat sot
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri të dendura përgjatë maleve, por temperaturat do të arrijnë vlera me minus këtë të premte.

Era do të fryjë nga verilindja e lindja e cila gradualisht do të fitojë intensitet përgjatë bregdetit dhe në alpe, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3 deri 4 ballë, kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore -2ºC deri në 7ºC

-zonat e ulëta 0ºC deri në 13ºC

-zonat bregdetare 3ºC deri në 13ºC

Metereologët paralajmërojnë të bëni kujdes nga ngricat në zonat malore dhe lokalisht kodrinore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes!
Shtuar më 27/12/2019, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori