Nishani vlerëson punën e policisë
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka vlerësuar punën e Policsë së Shtetit në dy operacionet e fundit në Vlorë dhe Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Nishani u shpreh se strukturat e hetimit të krimit kanë bërë një hetim profesional.


“Dëshiroj të shpreh edhe vlerësimin për laboratorin e kriminalistikës të cilët në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provave të nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin” ka theksuar Nishani.

Gjithashtu ministri ka falenderuar edhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar me policinë e shtetit në realizimin me sukeses të këtyre operacioneve ndërsa u premtoi atyre se policia do të jetë gjithmonë në gadishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori