Nishani: Ushtria në aeroport është model i një junte ushtarake
foto ilustruese
Ish-presidendi, Bujar Nishani e quan vendimin e Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të ForcaveArmatosura ushtarake një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake.


Shkrimi i plotë i Nishanit:

Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të ForcaveArmatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë.

Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.

Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të ForcaveArmatosura të Republikës së Shqipërisë.

FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri.
Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë.

Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i ForcaveArmatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues.

Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros.

Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikimi për dhunimin e rëndë të Rendit Kushtetues së vendit.
Shtuar më 11/04/2019, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori