Shoqet e klasës së Tahirit, ministret e Ramës i bashkon festa e maturës ’98 (FOTO LAJM)

Matura e vitit 1998 e gjimnazit “Sami Frashëri” është mbledhur pas shumë vitesh duke festuar së bashku, nnë një hotel të Tiranës.

Në foton e publikuar nga këngëtarja Julka Gramo, në Instagram, ministra dhe ish-ministra, që çduitërisht kanë qenë shokë klase, shfaqen duke festuar pas 22 vitesh, periudhën kur mbyllën gjimnazin.

Në foton e publikuar nga Julka Gramo janë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti .

Dy ministret janë parë në festë me ish-ministrin, ndonëse ky i fundit pati probleme me drejtësinë kohët e fundit,

Mungonte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjithashtu shoqje klase me ish-maturantët në fjalë.

“Matura 98 në flakë”, ka shkruar këngëtarja Julka Gramo, krahas fotos.


Shtuar 9.02.2020 16:37