Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Nishani për protestën e nesërme: Nuk ka më kthim pas!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka komentuar situatën që pritet të shkaktohet nesër për shkak të protestës.

Me një shenim në faqen e tij në Facebook ai deklaron se dallga e përmbysjes do të vijë e fortë.

Nishani shkruan se “Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba”.

Më tej ai ka shtuar se “Dallga popullore ska më kthim pas. Nesër godet përsëri.

Çdo ditë e më e fuqishme. Historia ka nisur pa kthim!” /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori