Papa nga Presidenca: I gëzuar që jam në Tokën e Shqiponjave (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Update- Papa Francesku falenderoi sot shqiptarët për mikpritjen që i kanë rezervuar Atit të Shenjtë. Gjatë fjalës së tij në Presidencë, Papa Francesku luti Zotin që ti japë shqiptarëve mirësi. Ai vlerësoi gjithashtu edhe tolerancën fetare që mbizotëron në Shqipëri.


"Të falenderoj për ftesën që më bëre për të vizituar këtë vend që quhet toka e Shqiponjave. Faleminderit edhe për mikëpiritjen. Harmonia fetare është një një pasuri që duhet ta ruani. Besimi reciprok mes katolikëve dhe myslimanëve është një vlerë e çmuar për vendin dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohra kur grupe ekstremiste po dhunojnë vlerën e bashkësjetesës fetare.
Bashkëpunim mes vendeve të rajonit dhe vendeve të mesdheut dhe të Europës.Respekti është një fjalë thelbësore mes jush, respekti për diversitetin kulturor, për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi është i rëndësishëm.
Të drejtat duhet të pranohen dhe të garantohen nga të gjithë dhe që këto iniciativa të shfrytëzohen për të mirën e të gjithëve.
Ka një pasuri ndërshqiptarëve që duhet ta ruani, respektimi i katolikëve dhe myslimanëve është një e mirë për vendin dhe meriton një vend të veçantë në këtë kohë duke nxjerrë në pah diferencat e besimeve të ndryshme.
Askush nuk duhet të mendojë se mund të shfrytëzojë zotin për të përdorur dhunën.Ajo që ndodh në Shqipëri , bashkëjetesa paqësore mes komuniteteve të ndryshme fetare, nuk është vetëm e lavdërueshme, por ështe e mundur dhe ju po e praktikoni. Në fakt është një e mirë e vlersueshme për paqen, është një vlerë që duhet të kujdesemi cdo ditë për të, për të shamnguar barrierat e ndryshme dhe për vlerësimin e njërit ndaj tjetrit. Është një thirrje që duhet bërë, që Shqipëria të vazhdojë kështu dhe të kthehet një shembull që duhet ndjekur." tha Papa Francesku gjate fjales se tij.

10:19- Ati i Shenjtë, Papa Francesku u prit sot me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bujar Nishani. Ceremonia e mirëseardhjes së Atit të Shenjtë nisi me ekzekutimin e Himnit të Vatikanit dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, nga banda frymore e Gardës së Republikës. Më pas Papa Françesku shkroi një shënim në Librin e Përshtypjeve në Presidencë, ku la një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Të gjithë njëzëri ju thonë mirëseredhët në Shqipëri. Faleminderit që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Europë. Cdo bashkëkombas i imi dhe unë identifikoj veç mirënjohje për ju shenjtëri. Ati i Shenjtë, ne shqiptarët jemi një popull i vjetër dhe kemi një gjuhë po aq të rrënjosur e përbashkuese, tradite e zakone të njëjta por i falemi Zotit në mënyrë të ndryshme. Këtë akt e kemi bërë gjithëmonë në paqe e në harmoni me njëri tjetrin.” tha presidenti Nishani në fjalen e mireseardhjes. /albeu.com/





Shtuar më 21/09/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori