Nishani në interpelancë për tenderin e uniformave të policisë
Bujar Nishani
Kuvendi i Shqipërisë pas kërkesës së bërë nga deputetët e Partisë Socialiste ka thirrur gjatë ditës së sotme në një interpelancë ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani në lidhje me tenderin për uniformat e policisë së shtetit.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani deklaroi se tenderi për uniformat e policisë ishte i hapur dhe ishte zhvilluar në përputhje me ligjin.

“Të gjitha hapat e ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për uniformat e reja ishin konkurruese, transparente dhe në pëprputhje të plotë me ligjin. ”- tha Nishani në fjalën e tij para deputetëve.


Ndërsa është kërkuar nga Deputeti i Partisë Socialiste që ministri Nishani të japë llogari për gjendjen në të cilën ndodhet policia shqiptare.

Një nga pikat për të cilën deputetët e PS kërkuan shpjegime nga ministri ishte edhe ajo e një tenderi të kryer nga ministria në vitin 2009.

“Prej dy vjetësh policia pa unforma, e zbathur për të ndjekur krimin. Cilat ishin arsyet që Policinë e Shtetit nga një polici me uniformë të vetën, po e vishni me uniformë të re, me elemente italiane?”, - është shprehur Bizhga gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit.

Deputeti i PS, akuzoi ministrin se elementet e uniformës së policisë janë të kopjuara, ndërsa shtoi se Nishani është i vetmi ministër në Europë që nuk ka kompetenca për uniformat e policisë.

Bizhga kërkoi më tej që Nishani të shpjegojë pse uniforma është miratuar në vitin 2009 dhe ngjyra e saj në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori