Nisën si mos më keq por përfunduan në altar, 4 histori princeshash shqiptare
Pëlqej
1. Historia e parë e cila na frymëzoi ishte ajo e Ermalit dhe Lindës, dy ish- shokëve të klasës të cilat nuk e kishin menduar kurrë se një ditë do të martoheshin me njëri –tjetrin. Një histori filmash, në të cilën fundi është ai më i paprituri.

Pasi kishin mbaruar shkollën në Kavajë të dy ishin zhvendosur në Milano, ku vazhonin të ruanin kontaktet shoqërore me njëri- tjetrin. Në një takim të zakonshëm me Ermalin i cili atëherë ishte vetëm shok i saji, Linda vendosi të merrte me vete edhe shoqen e ngushtë. Nga ky takim lindën shkëndia mes Ermalit dhe shoqes së Lindës, të cilët pas takimit përfunduan të lidhur për një vit me njëri- tjetrin. Linda e cila në atë kohë e kishte kuptuar ndjenjën që ajo vetë kishte për Ermalin u zhgënjye nga kjo, ama mesa duket fati kishte rezervuar që ata të ishin bashkë. Pas ndarjes nga shoqja e ngushtë e Lindës, Ermali filloi ta kontaktonte Lindën më shumë se më parë dhe aty lindi gjithçka shkruan tvklan.

2. Historia e dytë është ajo e Irinit dhe e Rohan. Kush tha që njohjet përmes mediave sociale nuk funksionojë?

Irini dhe Rohan janë njohur pikërisht në Tinder, dhe mesa duket ky rrjet social do të ishte kupidi i dashurisë së tyre. Të dy jetonin në Australi, dhe menjëherë pas takimit të tyre të parë lindi konflikti. Shkak ishte një kandidat tjetër, më i pasur se Roan, i cili e joshte Irinin me udhëtime të shtrenjta gje gjëra të kësaj natyre. Ama çfarë është e destinuar të bëhet do të bëhet. Sipas Irinit paratë mbarohen dhe nëse ka diçka e cila nuk humbet kurrë është vetvetja. Kjo bëri që mes të dyve Irini të zgjidhte Roan.

3. E pra mbase duhet ta besojmë shprehjen se dashuria e gjen rrugën e saj. Këtë na e tregon edhe historia e dashurisë së Lorenës dhe Ermalit. Një histori e lindur në qytetin e Durrësit.


Lorena një punonjëse banke ndërsa Ermali një djalë i sapo kthyer nga emigrimi.

Dashuria e Ermalit për Lorenën ishte me shikim të parë, dhe kjo e detyronte që të shkonte në bankë edhe kur nuk kishte fare punë andej rrotull. Ndërsa për Lorenën gjërat ishin krejtësisht ndryshe, për të Ermali nuk ishte askush tjetër veçse një djalë i cili e besdiste. Të gjitha tentativat e tij për ta bërë Lorenën për vete dukeshin sikur po dështonin. Lorena e fshiu Ermalin edhe nga miqtë e Facebook dhe kjo u duk sikur i vuri kapakun gjithçkaje.

Pas një periudhe në të cilën i humbën kontaktet me njëri- tjetrin “karma” e goditi Lorenën, e cila duke kuptuar se çfarë kishte humbur filloi të rendte vetë pas Eramalit. Aty gjërat morën një kthësë tjetër, për tu shndërruar në një histori dashurie si nëpër filma.

4. Ndërsa historia e fundit na ngjason paska me filmin “Love Rosie”, ku dy shokë të ngushtë gjimnazi pasi e humbasin njëri –tjetrin kuptojnë se sa shumë duhen.

Historia e Olgës dhe Andres është historia perfekte e dashurisë për skenarin e një filmi Hollywood- ian. Të dy emigrantë në San Diego Kaliforni, Olga nga Pogradeci dhe Andres nga Kolumbia ishin shokët e ngushtë të cilët i rrëfenin çdo gjë njëri- tjetrit. Në atë khë Olga kishte një të dashur tjetër, dhe kjo e bënte Adres të mendonte se nuk kishte asnjë mundësi me shoqen e tij të ngushtë. Pas ndarjes nga i dashuri Olga e kishte kuptuar se ishte e dashuruar me shokun e ngushtë ndaj vendosi t’ja tregonte atë atij duke e puthur. Ama këtë herë pengesa u bë Andres. Pas studimeve të larta fati i bashkoi të dy, dhe njësoj si në gjimnaz ishte përsëri Olga e cila bëri hapin e para, një hap i cili do ta çonte dashurinë e tyre drejtë finalizimit.
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori