Nis votimi në Akademinë e Shkencave, Gjinushi i vetëm në garë (FOTO LAJM)

Ashtu sikundër është paraljmëruar edhe më herët, 24 maji përkonte me zgjedhjet për kryetar në Akademinë e Shkencave. Në garë ka zgjedhur të jetë vetëm Skënder Gjinushi.

Para votimit ai mbajti një fjalë përshëndetëse duke u shprehur se bashkëpunimi është parësor por Asambleja si organ këshillimor duhet të dijë të këshillojë e dëgjohet.


“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë. Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.
Ai shtoi se mbeshtetet te të gjithë bashkëpuntorët e së bashku mund t'ia dalin mbanë.
“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”-përfundoi Gjinushi.

Për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori