Nis “takimi i tulipanëve”, Mustafa përballë Vucic
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandar Vucic janë ulur përballë njëri tjetritBruksel. Përveç Mustafës në takim po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi si dhe homologu i tij serb Ivica Dacic.

Pas takimeve të ndara me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini, Mustafa dhe Vucic janë ulur përballë njëri - tjetrit. Mustafa kishte thënë se nuk do të shkojë në Bruksel pa ndodhur rekomandimi për vizat për kosovarët.

Vucic këtë pozicioni të Mustafës e kishte komentuar me ironi duke thënë se kryeministri i Kosovës do të shkojë atje si "tulipan i bardhë", një metaforë kjo persona që janë të dëgjueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori