Nis reforma në administratë, ky është institucioni i parë në listë
Pëlqej
Ditën kur kryeministri Rama deklaroi emrat e ministrave të mandatit të dytë theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.

Riktheni Shikimin Tuaj Perfekt Në Një Javë Me Këtë Marifet
OptiMaskPro
Ads by Revcontent
Find Out More >
76,388
Edi_Rama_me_gisht-1200x630-696x365

Kjo nënkuptoi shkurtime në disa institucione, plotësime në të tjerë dhe zvendësime për emërimet politike.

E duket se reforma ka nisur pasi Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë.

Në këtë drejtori, publikimet e fundit i përkisnin dhjetëditëshit të dytë të qershorit pra pak para zgjedhjeve. Gjatë pjesës së mbetur të qershorit, korrikut dhe një pjesë të mirë të gushtit nuk ka pasur asnjë publikim të ri për vende vakante.

Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf është Drejtoria e ParandalimitPastrimitParave. Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.

Vendet e lira sipas DAP

4 vende për Specialist në Sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria IV-a

1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria IV-a

Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria: III-a/1

Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria: III-a/1

Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria: III-a

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria: IV-a

Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të ParandalimitPastrimitParave – kategoria: IV-

Edhe AKBN me ndryshime

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka pasur muajve të fundit ndryshime dhe kjo nuk lidhet vetëm me largimin e Viktor Tushajt si drejtues pasi kandidonte në listën e LSI, dhe emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij insitucioni. Por, kohë pas kohe kjo agjenci në faqen e saj në internet ka publikuar vende të lira pune dhe të paktën dy prej tyre janë akoma të klikueshme. Pozicionet respekive ishin për specialistë.

Monitor
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori