Protesta të fuqishme kundër Ivanovit (FOTO LAJM)

UPDATE - Qytetarët nuk janë lejuar nga ana e policisë që ta prekin institucionin e presidencës.

Janë plot 85 organizata joqeveritare që po protesojnë kundër vendimitIvanovit për falje të krimeve të politikanëve.

"Japim një Ivanov për 10 mijë emigrantë", janë dëgjuar duke thënë protestuesit.

Konfrontimi verbal dhe fizik mes protestuesve dhe policisë vazhdon.

18:45: Qytetarët në Shkup kanë nisur të protestojnë sërish edhe sonte ndaj vendimitIvanovit për amnistimin e krimeve të politikanëve.

Ivanov nuk është tërhequr nga vendimi duke thënë se nëse nuk do amnistoheshin politikanët kishte rrezik deri eleminimi fizik të dy liderëve kryesorë në vend.

Përpara se të niste protesta, Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia është ngritur në këmbë, kurse në krah të qytetarëve janë gjendur ambasadat dhe subjekte të ndryshme politike.

Kështu edhe PDSH e ka kërkuar tërheqjen e vendimit nga ana e Ivanovit.

Qytetarët ka disa netë rresht që po protestojnë kundër Ivanovit dhe madje disa protestues edhe janë dënuar për vepra të dhunshme.

Sonte protesta sapo ka nisur dhe të shumtë janë qytetarët që e kundërshtojnë vendimin e amnistrimit nga ana e presidentit. /Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2016, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori