Nis mbledhja e KQZ-së, çfarë do të vendoset për Kajmakun
Ka nisur mbledhja e KQZ-së për shqyrtimin e ccështjes së kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Isuf Shehu.

Përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun u është shpërndarë të 5 anëtarëve të KQZ-së për të shqyrtuar aktet.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.




Shtuar më 01/11/2019, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori