Nis marrja në pyetje e tre kandidatëve për drejtimin e SPAK
Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili do të dalin sot përballë Prokurorisë ku do të merren në pyetje me qëllim që njëri prej tyre të zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

I pari që do të intervistohet është Altin Dumani, duke u pasuar nga Kraja e më pas Kondili.

Edvin Kondili mësohet se tregon vizionin e tij për drejtimin e SPAK, duke i kthyer prokurorët në një skuadër që do hetojë në unitet. Ndërkohë, Arben Kraja premton, kushte pavarësie për prokurorët që do hetojnë krimin dhe korrupsionin me sekretin se çelësi i suksesit do jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Altin Dumani, gjithashtu një emër potencial për kryeprokuror në SPAK, ka bashkangjitur veç eksperiencës personale në hetimin e korrupsionit edhe strategjinë e tij që fokusohet tek hetimet proaktive.

NJoftimi i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK), njofton se në datën 18.12.2019, në Sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”,do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do te zgjasi 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1. Altin Dumani 09:30

2. Arben Kraja 10:15

3. Edvin Kondili 11:00

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.

Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.



Shtuar më 18/12/2019, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori