Ka
ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga
banesa e cila ishte përfshirë nga
flakët në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.
Ai ka
ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur
banesa e tij po shkrumbohej nga
flakët.
Sipas policisë, ka dyshime se zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar
nipi i tij me inicialet Rr.T.
Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 12:06