Griezmann: Të dielën do të përballemi me një ekip të fortë dhe lojtarin më të mirë në botë

Antonie Griezmann, lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmjen e djeshme ndaj Marokut, ku “gjelat” prekën finalen dhe do të gjejnë përballë Messin dhe Argjentinën e tij.

Griezmann ka folur për finalen, dhe ka theksuar se e diela nuk do të jetë njesoj si të gjitha ditët e tjera.

“Argjentina është një ekip shumë i fortë, si i yni. Një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë në skuadër, ne Mbappe dhe ata Messin. E diela do të jetë një ditë e madhe, do të jetë një finale e vështirë.

Ndeshja do të vendoset nga detajet, një goditje këndim, një goditje dënimi, një kundërsulm, nuk i dihet asnjëherë”, është shprehur Griezmann./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2022 14:51