Për vitin e ri akademik, ministrja
Nikolla është shprehur se
arsimi është një
sektor që u përket të gjithëve. Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita
Nikolla, ka uruar te gjithë studentët nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike, pranë Rektoratit të Mjekësisë, për një vit më të mbarë.
Sipas saj,
arsimi nuk është një ishull i vetmuar, por një
sektor që u përket të gjithëve. “Duhen kthyer realisht kërkime të reja shkencore, ndaj unë ju ftoj të gjithëve ju për tu bërë pjesë e rëndësishme e debatit që lidhet me arsimin e lartë si dhe për të formësuar cilësi në arsimin e lartë”.
Më tej ajo ka shprehur një tjetër shqetësim, referuar bluzave të bardha.
Nikolla ka thënë se duhet ti jepet fund asaj situate ku mjekët vijojnë të jenë pa punë. "Me mbështetjen e duhur, shpresojmë të adresojmë edhe këtë problem, me politika të reja për zhvillimin e shërbimit në qendrat tona spitalore, duke zgjedhur përmes një procedure krejtësisht të re, të mund të japim mbulim të plotë në të gjithë vendin me shërbime të tilla”, u shpreh
Nikolla. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2014,
ora 11:09