Nikoliç: Nuk e lëshojmë Kosovën për BE-në
Presidenti serb Tomislav Nikoliç është shprehur se Serbia së shpejti do të paraqesë propozimin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Për këtë propozim po punojmë intensivisht, sepse tashmë jemi diku në mes dhe çdo ulje e tonit, do të thotë se po heshtim për diçka që kemi folur me zë të lartë”, tha Nikoliç për revistën NIN.

Nikoliç vlerësoi se duhet të ketë unitet të klasës politike serbe për çështjen e Kosovës, pasi ai vetë nuk mund të bëjë asgjë.

“Por, pasi fitova në zgjedhjet e drejtpërdrejta, nga unë pritet që të kem një qëndrim dhe jam i gatshëm, si në rastin e platformës së mëparshme për Kosovën, që të sugjeroj tekstin fillestar dhe Qeveria të më tregoje se çfarë është në gjendje të bëj apo të kundërtën, në mënyrë që të arrijmë tek një zgjidhje e përbashkët dhe kështu të kërkojmë mbështetje në komunitetin ndërkombëtar”, tha Nikolic.

Tomislav Nikoliç theksoi se nëse Brukseli e do Serbinë pa Kosovën në BE, një gjë të tillë Beogradi zyrtar nuk do ta bëjë kurrë./albeu.com/
Shtuar më 18/12/2014, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori