Ngritën fermë kanabisi 100 m larg rajonit të policisë, 2 shqiptarët e pësojnë keq
Një gjykatë në Uells ka vendosur 3 vite burg për 2 shqiptarë, të cilët kishin kthyer një pub në një fermë droge.

Sipas mediave të huaja, Gjykata e Suonsit ka dhënë 1 vit burg për Elson Kryemadhin dhe 2 vite burg për Arben Matrapazin. Më 6 maj të këtij viti, Policia angleze u sinjalizua nga banorët ngjitur se në ndërtesë kishte aktivitet të çuditshëm.

Pas kontrollit u gjetën 190 bimë narkotike të kultivuara, teksa 2 shqiptarët shërbenin si rojtarë të fermës. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, madje Arben Matrapazi ka vuajtur 16 vite burg në Itali për trafik heroine.

Droga e kapur kapte vlerën e 50 mijë paundeve dhe pikërisht pub-i ishte vetëm 100 metra larg stacionit të policisë në Suonsi.
Shtuar më 05/10/2020, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori