"Ngrihuni o popull", fjalimi i zjarrtë i aktivistes
Gjatë zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike i është dhënë fjala edhe Lindita Protoduari, një ndër aktivistet më kryesore të protestës së banorëve të “Unazës së Re”.

Ajo tha se ndjehej e privilegjuar që i jepej fjala në një kuvend aq të madh për të treguar se sip o i trajton qeveria banorët që prekën nga projekti i Unazës së Re.

“Populli duhet të marrë në dorë të drejtat e tij dhe të mos bien viktimë e një sistemi që ka ngritur ky kryeministër. Neve na shtypi diktatura komuniste dhe po vijon të na shtyp akoma i biri i Kristaq Ramës, ky kryeministër i pacipë”.

Protoduar tha se ende djali i saj ndhodhet prapa hekurave të burgut për shkak të sistemit të ngritur nga Edi Rama.

“Ky do të hedhë 2000 njerëz në rrugë. Ngrihuni o popull, mbështetini ata banorë si edhe studentët që po protestojnë për të drejtat e tyre, bashkohuni me ta dhe shembeni këtë sistem,” – tha Lindita Protoduari gjatë fjalës së saj.

Kujtojmë se Lindita Protoduari, është zonja që pretendon se kryeministri Rama e ka kërcënuar në spitalin e Traumës pasi kishte shkuar të vizitonte efektiven e plagosur gjtaë protestës së banorëve të “Unazës së Re” përpara Parlamentit, shrkuan FaxWeb.

Edhe Protoduari mbeti e pagosur në protestë dhe për rrjedhojë u dërgua në spitalin eTraumës për të marrë ndihmën e shpejtë nga ku edhe pretendon se është përballur me kryeministrin dhe ky i fundit e ka kërcënuar se do t’i paguajnë shumë shtrenjtë gishtat e efektivës Ina Nuka.
Shtuar më 15/12/2018, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori