Popullsia e Gjermanisë rritje rekord, shkaku kryesor emigrantët

Në një kohë kur shumica e vendeve në Evropë e shohin popullsinë e tyre duke u rënë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, Gjermania ka jo vetëm një rritje, por edhe një rekord 30-vjeçar.

Në vitin 2022 popullsia u rrit me 1.3% ose 1.2 milion dhe arriti në 84.4 milion njerëz.

Është rritja më e madhe që nga bashkimi i dy Gjermanive në vitin 1990, vëren Bloomberg.

Shifrat nga zyra e statistikave tregojnë se migrimi neto ishte 1.46 milion njerëz, një rritje shumë e madhe nga 329,000 në 2021. Rritja është pothuajse tërësisht për shkak të emigrantëve që mbërritën në vend veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Krahasuar me vitin 2021, vitin e kaluar numri i ukrainasve u rrit gjashtëfish.

Dhe Gjermania duhet të përballet me problemin e bilancit të lindjeve dhe vdekjeve. Vitin e kaluar, vdekjet ishin 327 mijë më shumë.


Shtuar 20.06.2023 19:06