Ngjela: Rudina Hajdari, kryetare e opozitës së re në Kuvend
Rudina Hajdari nuk ka pranuar që të dorëzojë mandatin dhe për këtë ajo rrezikon të përjahstohet nga PD.

Në një shënim në Facebook, avokati i njohur Ngjela shkruan se Rudina Hajdari “mund të bëhet një risi politike me vlerë historike dhe se d ta formojë opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë”.

Nga Spartak Ngjela

Mospranimi i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetit, mund të bëhet një risi politike me vlerë historike.
A do ta formojë Rudina Hajdari opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë?
Sigurisht që po.

Qëndresa e saj kundrejt hordhive antiamerikane të Partisë Demokratike, krijon ndërkaq vlerë individuale për një grua që ka hyrë në politikë me një histori të shkëlqyer familiare dhe me një formim akademik individual të krijuar në universitetet amerikane.

l.
Pas gjithë ketyte viteve, koha e solli që edhe opozita shqiptare të ketë formim dhe akt proamerikan në Parlamentin shqiptar. Qëndresa e Rudina Hajdarit dhe prejardhja e saj e krijojnë figurën politike që të gjithë ata deputetë që nuk do të pranojnë dorëzimin e mandatit, dhe që mendohet të jenë mbi 20 persona, ka tepër gjasë të drejtohen nga zonja Hajdari për të formuar opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte turp për historinë demokratike të Shqipërisë që opozita shqiptare ka 6 vjet që është pozicionuar në antianerikanizëm. Por koha e solli që tani, në Parlamentin shqiptar edhe opozita të jetë me frymë perëndimore dhe proamerikane për të vijuar realisht reformën në drejtësi.

ll.
Përbën një specifikë pozitive fakti që, që të gjithë deputetët që hyjnë rishtas në Parlament janë të djathtë dhe me bindje të shëndosha properëndimire dhe mbështetës seriozë të politikës amerikane. Ardhja në Parlament e një opozitë të tillë, krijon një ngushtësi maksimale kundrejt një kryeministri antikombëtar dhe prolindor si Edi Rama.
Lëvizjet antireformë dhe prolindore të Edi Ramës, në marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë ardhur si pasojë e ekzistencës së opozitës antiamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha e solli që këndej e mbrapa, nëse Rudina Hajdari, që e ka realisht mbështetjen amerikane, do të dijë ta formojë opozitën e re shqiptare në Parlament, atëherë vetë politika shqiptare dhe zhvillimi shqiptar, do të hyjnë në rrugën pakthim të demokracisë perëndimore.
Mendoj se gjithçka do të varet nga aktiviteti pozitiv i zonjës Hajdari. Dhe ajo e ka këtë aftësi. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori