“Do të vras politikanët”, lihet në burg “Ramboja” i Lezhës

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 36 vjeçarin Antonio Leka që u kap pak ditë më parë me armë dhe municione në makinë.

36 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Antonio Leka u arrestua më 9 janar nga policia e Lezhës. 36-vjeçari në momentin e arrestimit ishte i armatosur deri në dhëmbë.

Për uniformat blu ai deklaroi se ishte nisur të vriste politikanët, por pa treguar më tej detaje se kush ishte shënjestra.

Në momentin e arrestimit, në videon e siguruar nga Albeu.com, shihet se Leka mbante një kallashnikov në dorë dhe diskutonte me punonjësit e një servisi.

Ai dukej mjaft i acaruar dhe bënte gjeste teksa mbante kallashnikovin në dorë.

Gjatë kontrollit në makinë policia i gjeti edhe një arsenal armësh./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 10:06