Gruaja që mund ta bindë Vladimir Putin të tërhiqet, çfarë po i kërkohet asaj me ngulm (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë po përshkallëzohet duke marrë çdo ditë e më shumë jetë njërëzish, të gjithë mendojnë nëse ka një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit.

Dhe përgjigja është se vetëm partnerja “sekrete” e tij, mund ta bindë Putinin të tërhiqet.

Miqtë e partneres “sekrete” të Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, po i luten asaj që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës, ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.

“Mikeshat e Alinës po i luten që të shkoi te Putini dhe ta bindë atë të përfundojë luftën”, tha një burim për PageSix., teksa me tej shtoi, “ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë. Putini është i rrethuar nga unaza sigurie.

Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai, por edhe nëse e bën, ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”.

Në fillim të këtij muaji PageSix raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij dhe fëmijët e tyre në vendin neutral evropian.

Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë, dy djem dhe vajza binjake, me Putinin, 69 vjeç, megjithëse të dy nuk e konfirmuan kurrë asgjë zyrtarisht.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili na thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme.