Ngërçi para zgjedhjeve, Lajçak në Tiranë më 22 mars
Bashkimi Evropian do të dërgojë sërish në Tiranë më 22 mars të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajcak. Misioni i tij do të përqëndrohet tek negociimi për plotësimin e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Kjo është hera e tretë që Lajcak vjen në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur situatën politike por ende asgjë konkrete nuk është arritur.

Në vizitat e mëparshme ai është takuar me kryeministrin, kreun e opozitës dhe presidentin e vendit. Klima e tensionuar që solli vrasjet në demostratën e 21 janarit ishte arsyeja kryesore e ardhjes së tij në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori