Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Meta: Përgëzoj kryeministrin e Kosovës, e ardhmja e rajonit nuk është te skemat si “Ballkani Hapur”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Sot, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar takimin ku u shoreh se ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Meta përgëzoi Kurtin duke thënë se ishte i përgatitur dhe kontruktiv, ndërs ashtoi se e ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian.

Postimi i Metës:

Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje.

E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv.
Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas.

E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin./albeu.com