Ngacmoi 15 vjeçaren, arrestohet 51 vjeçari në Fier
Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Vajza e mitur dhe autori i dyshuar i ngacmimit janë fqinj me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Afrim” të qytetit.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e KrimeveKomisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtuar më 31/10/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori