Nga zana në njerëz, seriali "Winx" zhgënjen publikun (FOTO LAJM)

“Winx Club”, seriali i animuar me një grup zanash tani është kthyer në një serial me njerëz të “Netflix”. Por të gjithë fansat janë zhgënjyer pas premierës të disa ditëve më parë sepse në serialin e “Netflix” nuk përputhen karakteret e versionit origjinal.

Pavarësisht llojit të serialit që i përmbahet trilimit dhe është frymëzuar nga versioni origjinal, një pjesë e vendeve dhe njerëzve dalin totalisht ndryshe në përshtatjen e “Netflix”, ku Musa, dikur zana e muzikës tani është “një zanë mendje” që ndjen emocionet e njerëzve.

Flora, zana e natyrës është fshirë fare dhe zëvendësuar nga Terra, interpretuar nga Eliot Salt, që nuk ngjason me vajzën latine të serialit origjinal.

Versioni i “Netflix” është cilësuar si një hap pas për këtë serial pasi nuk është zgjedhur ana argëtuese, por ana e errët që nuk është pritur aspak mirë.

“Ishte shumë e çuditshme të shihja programin e preferuar të adoleshencës të transformuar në një serial të errët dhe më të maturuar,” është shprehur një prej fansave.

Shtuar më 27/01/2021, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori