Nga vdekja në vdekje: Viktimat e aksidentit të Elbasanit po ktheheshin nga një ceremoni mortore
Aksidenti i mesditës së sotme me katër viktima në Elbasan ka tronditur vendin duke rikthyer në vëmendjen e publikut rrezikun e shpejtësisë si edhe sinjalistikës së munguar.

Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë nga aksidenti, ku mësohet se viktimat ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Ata sapo kishin përcjellë për në banesën e fundit bashkëshortin e njerës prej viktimave të aksidentit të sotëm.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Përveç katër viktimave, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat e aksidentit

J.K, 30 vjeç, me banim në Tiranë

F.A, 68 vjeçe

L.H, 58 vjeçe

G. K. nga Gramshi, 55 vjeç, drejtues i mjetit
Shtuar më 23/09/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori