Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Qëndrimi im parimor, kam dënuar dhunën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit e cilësoi qëndrimin e Bardhit si emocional lidhur me situatën e tensionuar në PD.

Bardhi tha jashtë parlamentit se nuk mund të amnistojë veprime të patolerueshme pse ndodhin nga një palë apo një tjetër. Ai deklaroi se dënon dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve, pavarësisht se nga cila palë vjen.

Bardhi: Të shantazhosh apo të fyesh deputetët e Kuvendit të Shqiëprisë, anëtarë të Kryesisë së PD, anëtarë të PD-së pse ata kanë një mendim ndryshe në mbledhjen e institucionit të tyre, është një sjellje prej grupimi paramilitary dhe jo sjellje për një parti perëndimore dhe demokratike ku secili duhet të ndihet i lirë për të shprehur mendimin e tij. Kam dëgjuar gjatë këtyre orëve që qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë emocional, ka qenë parimor. Unë kam dënuar dhunën, qoftë edhe verbale për shkak të mendimit ndryshe brenda partisë kur është kryer nga grupimi i zotit Berisha, do dënon dhunën verbale, shantazhin ndaj deputetëve, fyertje dhe shantazhin ndaj gazetarëve edhe kur vjen nga anëtarë të Partisë Demokratike. Unë nuk mund të aminsitoj veprime të patolerueshme thjesht dhe vetëm për faktin se ato ndodhin  në njërën palë apo në palën tjetër brenda PD-së.

/albeu.com.


Shtuar 8.06.2023 11:19