Nga "takimi" me Skënderbeun te jeta familjare, Elisa Spiropali rrëfehet si asnjëherë (FOTO&VIDEO)

A është ministrja Elisa Spiropali një chef-e kuzhine shumë e mirë? Në një intervistë ekskluzive në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ajo tha se nuk është e talentuar në gastronomi, paçka se mundohet gjithmonë.

Megjithatë, ajo mund të gatuajë spageti me salcë shumë të shijshme apo të asistojë në punët e shtëpisë.

Elisa nuk shquhet për aftësi gatronomike. Ka ato gjërat e thjeshta fare, pasta, spageti me salcë unë e qaj, e bëj mirë, të tjerat mundohem. Në fundjavë bëhemi bashkë me burrin, i vëmë bashkë ato tenxheret, por unë luaj rolin e asistentes. Po ju duhet ta dini se asistentet lodhen më shumë. Jap kontribut, vetëm se s’kam talent, por hamallëkun e qaj”.

Ndër të tjera në këtë intervistë Spiropali foli rreth jetes së saj familjare dhe sociale duke u zhveshur nga kostumi i politikanes. Madje në një moment të paparashikuar, Ermali i kerkon te kercejnë live ne program, me një nga këngët e preferuara të saj.

Gazetari e vendosi gjithashtu në një situatë hipotetike ritakimi me Skëndërbeun dhe sigurisht e “ngacmoi” me pyetje në lidhje me kolegët e saj të mazhorancës dhe opozitës.



Ndër shumë pyetje ishte edhe që çfarë do mendonte Skënderbeu që ajo Kryeministrin Edi Rama e krahasoi me të.

Skënderbeu e di mirë ku e kisha fjalën. Në rast se nuk do të merremi me Skënderbeun, le të merremi me Mamicën”.

Por, cfarë do i thoshtë Spiropali figurës historike për Sali Berishën.

“U mundua të ishte Skënderbeu I dytë, po përfundoi si Saliu I fundit”.

“Po një fjalë për Bashën?”, e pyet Ermali dhe ajo shprehet si më poshtë duke qeshur:

‘Ah, Basha as Hamza. Se duhet të kesh energji të jesh dhe Hamza”.
Shtuar më 24/10/2020, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori