Nga sot urgjencat kirurgjikale te Trauma, Manastirliu: Po punojmë për spitalin e dytë karantinë (VIDEO)
Ashtu sikundër u raportua dhe ditën e djeshme, prej sot nderhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha sot se Spitali i Traumës është mobilizuar i gjithi ne funksion të pritjes së kirurgjive të urgjencës dhe është perforcuar me mjekë e infermirë, me një liste që do shtohet sipas nevojës.

Ne po behemi gati edhe per te hapur spitalin e dyte Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po behet organizim i mirefillte per burimet njerezore qe do shtohen dhe gjithe oprganizimit per ti bere balle ketij infeksioni e per te organizuar punen qe te kemi sa me pak perhapje e te ruajme burimet tona njerezore”.


Shtuar më 20/03/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori