Nga shtëpia me qera te majat e pushtetit, si ia doli mbanë kryeministrja më e re në botë (FOTO LAJM)

Është 34 vjeç, një vit më e vogël se diktatori i Koresë së Veriut. Ajo është bërë shefja e qeverisë së Finlandës duke vendosur edhe një rekord, si liderja më e re në botë. Ish-Ministre e Transportit social-demokrate, Sanna Marin bëri bujë në mbarë botën me zgjedhjen si shefe e ekzekutivit të saj.

Marin u caktua të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend pas dorëheqjes së Antti Rinnes. Por është duke u komentuar sakaq edhe jeta shumë e thjeshtë që ka bërë 34-vjecarja. Ajo dikur jetonte në apartament me qera.

E ëma, mes vështirësish, bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet. Marin, e cila mbetet modeste edhe sot, i hyri shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat më të larta të karrierës. Kur ishte vetëm 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete dhe tani, i është besuar drejtimi I qeverisë.


Shtuar më 15/12/2019, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori