Nga sarajet e Sulltan Sulejmanit tek dhomat e Hyrremit, si do t'i bindë Rama gazetarët që Air Albania është "top" fare

Pëlqej
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë kryeministrisë ka vendosur që të bëjë një xhiro në Stamboll me 70 gazetarë dhe emra të njohur të ekranit me qëllim lustrimin e imazhit të kryeministrit Rama pas pakënaqësive që ky i fundit ka patur ndaj vartësve të tyre për punën në këtë drejtim.

Nisur nga kjo, Rama vendosi që nesër t'a mbushë avionin me emra si Luana Vjollca, Bleona Qereti, Ermal Mamaqi apo Gaz Paja për t'i treguar shqiptarëve se Air Albania, një kompani që nuk është regjistruar ende në Shqipëri dhe nuk ende asnjë avion në inventar, është "top" fare.

Albeu.com mëson agjendën e udhëtimit të nesërm, e cila nis që në mëngjes nga Rinasi duke vijuar më pas me vizitën tek sarajet e Sulltan Sulejmanit në Stamboll si edhe një drekë brenda Top Kapis, në një restorant që ndodhet tek zona ku kanë qendruar shekuj më parë haremi i sulltanëve.

Pas kësaj, grupi do të bëjë një udhëtim në Bosfor për t'u kthyer më pas me të njëjtin avion në Tiranë.

Lista e gazetarëve, publikuar nga FaxNews
Blendi Fevziu
Rudina Xhunga
Ermal Mamaqi
Mira Kazhani
Skender Minzhozi
Flogert Muca
Anri Bala
Fred Peza
Anila Basha
Arban Hasani
Sokol Balla
Thimi Samarxhi
Elja Zotka
Edi Frangaj
Muhamed Veliu
Esiona Konomi
Shpetim Nazarko
Dafina Cuca
Lorenc Vangjeli
Iva Tico
Qamil Xhani
Sonil Frasheri
Bledar Zaganjori
Mentor Kikia
Alket Braho
Enio Civici
Ed Manushi
Ola Xama
Monda Lajthia
Oljana Maloku
Dorina Azo
Kristi Gongo
Erjola Lata
Geljano Fataj
Rezarta Delisula
Almarin Gegvataj
Albiona Sulo
Denada Shkodrani
Gaz Paja
Albana Osmani
Bleona Qerreti
Roza Lati
Irida Lubani
Aleksander Furrxhi
Ani Ruci
Mirela Milori
Flor Binaj
Luana Vjollca
Anjeza Maja
Driçim Caka
Andi Qosja
Keti Banushi
Spartak Koka
Jul Kasapi
Brunilda Cami
Manjoha Hasa
Jonida Tashi
Nertila Dosti
Ornela Joti
Xhirjeta Balla
Luela Myftari
Anila Jole
Endrit Aga
Shtuar më 20/09/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori