Gazetari Spartak Koka ka zbardhur të tjera detaje nga atentati ndajt prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Malokut dhe
Landi Muharremit.
Koka tha në emisionin “Opinion” se,
Landi Muharremi ose i ashtuquajturi “Rrumi” ka mbajtur në vite të ndryshme katër identitete të ndryshme, një prej tyre me mbiemër
Dako, si
Pëllumb Muharremi,
Pëllumb Ymeri, Aleksandër
Dako dhe Aleksandër Laho.
“Mjeti në të cilin udhëtonte prokurori është ndjekur nga një mjet tjetër tip Benz E280 ku udhëtonin tre persona. Dhe në mjetin tjetër ishin po ashtu tre persona, Andi Maloku shofer, Prokurori Ndoja në vendin e parë dhe
Landi Muharremi në pjesën e pasme të makinës.
Ky i fundit,
Landi Muharremi ka mbajtur katër identitete,
Pëllumb Muharremi,
Pëllumb Ymeri, Aleksandër
Dako dhe Aleksandër Laho”, u shpreh gazetari Koka.
Shtuar më 05/11/2019,
ora 08:11