Vrau kunatën me sëpatë, gjykata e Elbasanit lë në burg Tefik Tashin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.

Përpara grupit hetimor Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Kjo ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi. Gjithashtu përpara hetuesve Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh, sidomos kohët e fundit duke i thënë se është impotent.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot, ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve fjalën impotent”, është shprehur Tashi.

Kujtojmë se Tefik Tashi, 58-vjeç i cili vrau kunatën në rrugë më sëpatë ishte i dehur kur kreu krimin makabër në fsahtin Kusarth, Elbasan. Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte ofenduar.

Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë goditi 44-vjeçaren.


Shtuar 20.05.2023 13:18