Nga momentet e ëmbla te ato të "nxehta", Armina uron Shkëlzenin për përvjetor (FOTO LAJM)

Armina Mevlani ka ndarë së fundmi disa nga kujtimet më të bukura krah partnerit të saj, Shkëlzen Berisha duke ndarë momente nga fejesa e tyre dhe propozimi romatik.

“Dita e fejesës sonë. Nuk do ta harroj kurë ditën që më propozove këtu me pamjen e liqenit përballë dhe këngën ‘Young and beautiful’. Dashuria nuk është të shihni tek njëri-tjetri, por të shihni të dy në të njëjtin drejtim. Gjithmonë më ke surprizuar me darkat romantike”, ka shkruar Armina krah momenteve të ndryshme me Shkëlzenin, i cili duket se është kujdesur gjithmonë të vendosë një buzëqeshje në fytyrën e më të dashurës së tij.

Kujtojmë se Armina ka pohuar se shumë shpejt edhe do ta celebrojë dashurinë me Shkëlzenin në martesë. Në një intervistë për revistën ‘Who’ gjatë muajit gusht, ajo u shpreh se ishte gati të bëhej dhe nënë tanimë.
Shtuar më 24/10/2020, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori