Nga më të shtrenjtët, flet avokati i "Eskobarit të Ballkanit"
Pas vetëdorëzimit të klientit të tij, Klement Balili, ka ardhur edhe një reagim nga avokati Theodhori Sollaku.

Sollaku njihet si ish-kryeprokuror por edhe si një nga avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, por mesa duket për Balilin edhe pse pasuria i është sekuestruar nuk përbën problem ky fakt.

Sollaku ka dhënë një prononcim për mediat ku theksoi se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se ai u vetëdorezua kur u plotësuan kushtet që kërkonte.

Gjithashtu Sollaku ka shtuar se Balili këto dy vite kishte shmangur edhe harxhimet që do të kishte shteti shqiptar për periudhën që ai do të rrinte në burg.


“Ishte në polic për t’u përballur me akuzat janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rasti ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë”, pohoi Sollaku./albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori